Reagon Gjini: Mosprocedimi i pagave të grevistëve është gabim i madh, kujtojeni grevën e minatorëve

31 gusht 2022 | 19:52

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se mosprocedimi i pagave për grevistët është gabim shumë i madh.

Përmes një shkrimi në Facebook, Gjini e ka ftuar qeverinë që ta rishikojë këtë vendim, duke ua kujtuar atyre edhe grevën e minatorëve të vitit 1989.

“Mosprocedimi i pagave për grevistët është gabim shumë i madh.  E ftoj qeverinë që urgjentisht ta rishikojë këtë vendim”.

Tutje Gjini ritheksoi se vendimi për ndalje të pagave është i paprecedent.

“Kjo qasje paraqet precedent shumë të rrezikshëm për demokracinë tonë dhe funksionimin e shtetit, në shumë rrafshe. Pavarësisht se a konsideroni se kanë të drejtë apo jo grevistët, vendimi për ndalje të pagave është i paprecedent. Kujtojeni grevën e minatorëve!!”, tha Gjini.

Ndryshe, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, sot ka thënë se ekzekutimi i pagave për grevistët është bërë pjesërisht.

Ai në një konferencë për media ka thënë se “greva e deklaruar nga SBASHK-u dhe BSPK në fund të muajit gusht, pra nga data 25, ka krijuar nevojën që të riprocesohen edhe llogaritjet edhe për ato organizata buxhetore që ndikohen nga greva e shpallur”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania turke Baykar, e cila prodhon drone luftarake, ka prezantuar…