Reagon Gjuriq: Shqiptarët s’mund të më ndalin, do të shkoj në Mitrovicë
Drejtorit i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, po planifikon të vizitojë Kosovën.
Kurse, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës po thotë si Gjuriqit i është ndaluar hyrja. Ai ka reaguar duke thënë se askush nuk mund ta ndalë për të shkuar në Mitrovicë.
“Do të shkoj t’i drejtohem popullit tim”, kjo është deklaratë e fundit që ka dhënë drejtorit i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Sipas tij, ai të hënën do të jetë në Mitrovicë.
Këtë reagim Gjuriq e ka bërë pasi Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka bërë me dije se Gjuriqit i është ndaluar hyrja për në Kosovë.
“Kërkesa për vizitë i refuzohet Gjuriq dhe ekipit të tij, për shkak të situatës së krijuar ditëve të fundit dhe pas deklaratave që Gjuriq ka dhënë e të cilat kanë kontribuar në ngritjen e tensioneve si dhe në vazhdimësi ka dhënë deklarata që bien ndesh me marrëveshjen e Brukselit mes dyja vendeve”, ka thënë për lajmi.net Jetlir Zyberaj, shef i kabinetit të zv/kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.