Reagon Hajdar Beqa pas prishjes së koalicionit të PDK-së me AAK-në në Gjakovë

27 shtator 2019 | 16:11

Kryetari i Komunë së Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë me dije se është prishur koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) në Gjakovë për shkak se kjo parti nuk e ka votuar buxhetin e kësaj komune për vitin 2020, i cili kaloi pa votat e PDK-së.

Kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa, ka reaguar pas lajmit të prishjes së koalicionit nga ana e AAK-së, kryetarit të komunës Ardian Gjini.

Beqa ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është parti shtetformuese, ku platforma e saj politike është në funksion të qytetarëve të Kosovës, e jo në shërbim të udhëheqësve komunal, të cilët pozitat institucionale i shfrytëzojnë për përfitime materiale e elektorale.

“Partia Demokratike e Kosovës, tash e tutje do të jetë zë i fuqishëm opozitar në komunën e Gjakovës, deri në zgjedhjet e ardhshme lokale, kur dhe do ta marrë qeverisjen në këtë komunë, deri sa në ditën e fundit të javës që vjen Partia Demokratike e Kosovës do të marrë qeverisjen e vendit në nivel qendror”, ka shkruar Beqa në llogarinë e vet në “Facebook”.

Reagimi i plotë i Hajdar Beqes:

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është parti shtetformuese, e ku platforma e saj politike është në funksion të qytetarëve të Kosovës, e jo në shërbim të udhëheqësve komunal, të cilët pozitat Institucionale i shfrytëzojnë për përfitime materiale e elektorale.
Partia Demokratike e Kosovës, gjatë qeverisjes së saj ka instaluar standarde të larta menaxhimi, që si prioritet të saj të vetëm ka pasur zhvillimin e vendit, por ka qenë dhe vazhdon të jetë kundër krijimit të dinastive fisnore dhe tendencave zhvatëse të kryetarit aktual, por edhe partisë të cilën ai e përfaqëson.
Partia Demokratike e Kosovës, tash e tutje do të jetë zë i fuqishëm opozitar në komunën e Gjakovës, deri në zgjedhjet e ardhshme lokale, kur dhe do ta marrë qeverisjen në këtë komunë, deri sa në ditën e fundit të javës që vjen Partia Demokratike e Kosovës do të marrë qeverisjen e vendit në nivel qendror.
Si kryetar i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës i falënderoj përfaqësuesit politik të PDK-së, të cilët i kanë shërbyer me nder dhe respekt qytetareve të kësaj komune.
Hajdar Beqa
Kryetar i degës së PDK-së Gjakovë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jose Mourinho është në kërkim të një skuadre, prandaj ka…