Reagon Haradinaj: I trishtuar nga sulmi kriminal që ndodhi në Gllogjan

26 nëntor 2021 | 21:02

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vrarë dy nxënëse dhe shoferi i autobusit nga gjuajtja me armë nga disa persona.

“I trishtuar nga sulmi kriminal që ndodhi në Gllogjan, ku humbën jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës. Bashkëndjejmë me familjarët e të vrarëve, duke u lutur për durim dhe forcë, në këto momente të rënda për të gjithë ne. Falënderoj kryetarin Bashkim Ramosaj, Policinë, Prokurorinë dhe ekipet mjekësore emergjente për punën e tyre. Apeloj që organet e rendit sa më parë, të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi të ulët kriminal dhe i njëjti të sillet para drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Shkon në tre numri i të vrarëve në Gllogjan

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga të shtënat me armë zjarri në Gllogjan në drejtim…