
Reagon Haxhiu: Vitia promovon aparaturën VATS që ishte realizuar para 4 vitesh. Pa koment
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar sot se për herë të parë po bëhet procedura e re kirurgjike VATS në sistemin publik shëndetësor, ShSKUK.
Por ndaj këtij lajmi ka reaguar deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, duke theksuar se Vitia është duke promovuar aparatura që ishin vënë në funksion para 4 vitesh e 5 muaj, raporton “Epoka e re”.
Deputeti Haxhiu ka paraqitur edhe fakte publike se VATS ishte realizuar në vitin 2019, për të cilën kishte njoftuar në atë kohë drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu.
“Në mungesë të rezultateve dhe dështimit total në shëndetësi, MSH ‘promovon’ aparaturën e Torakoskopit, me video asistim (VATS) e cila ishte vënë në funksion para 4 viteve e 5 muaj, saktësisht me 15.08.2019. P.S. Krahasoni postimin e ministrit Vitia sot me 25.01.2024 dhe atë te z. Sejdiut me 15.08.2019, për aparaturën e torakoskopit, me video asistim (VATS) në Klinikën e Kirurgjisë Torakale. Pa koment!
Postimi i plotë i Haxhiut:


47