Reagon ish-ushtari i UÇK-së: ‘Cali’ dënohet me dëshmi të rrejshme nga kuzhinat e Beogradit dhe trashëgimtarët e udbashëve

17 dhjetor 2022 | 01:36

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Albert Bucolli, ka reaguar pas dënimit drakonik të komandant “Calit”, Sali Mustafës nga Gjykata Speciale.

Bucolli ka thënë se ky denim është marrë duke u bazuar me dëshmi të rrejshme nga kuzhinat e Beogradit dhe trashëgimtarët e udbashëve në Kosovë.

“Shqiptarët e Kosovës kanë shkruar me gjakun e tyre më tepër se një faqe në historinë e Evropës”, ka shkruar Bucolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Komandat “Cali” është dënuar të premten me 26 vjet burgim nga Gjykata Speciale.

Reagimi i plotë i Albert Bucollit:

Shqiptarët e Kosovës kanë shkruar me gjakun e tyre më tepër se një faqe në historinë e Evropës.

Nga më të voglat trazira gjerë në luftërat më të përgjakura.

A ka gjë më të turpshme, e më të ulët se Historia e këtij denimi qe sot iu dha luftëtarit SALI MUSTAFA nga dëshmitarët Shqiptar.    

Mendoj se pasi regjimi serb i kurvëroj disa familje UDBASHE ne Kosovë la shumë trashëgimtar që t’i luftojnë Çlirimtarët.

Një herë ushtar gjithmonë ushtar!

#UÇK

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë kulmit të saj nën sundimin e Septim Severit në…