Reagon kandidati për bord të RTK-së: Disa deputetë derisa më intervistonin komunikonin në telefon

21 nëntor 2021 | 21:51

Ekonomisti me përvojë shumëvjeçare në fushën e kontabilitetit dhe auditimit, Lulzim Beqiri i cili ishte kandidatë për bordin e RTK-së, ka hedhur akuza ndaj disa deputetëve, pasi siç thotë ai “në kohën derisa e intervistonin, disa deputetë komunikonin më të tjerët në telefon”, duke e shpërfillur në kohën derisa përgjigjej në pyetjet e tyre. “Sa i përket vlerësimit, unë si kandidat ndoshta edhe nuk kam mund me e shpërfaq atë çka është dashtë, apo atë se çka ka kërkua komisioni, por edhe nuk mundesh me e vlerësuar kandidatin duke i mbajtur sytë nën stop në telefon a laptop, pra përveç që e shpërfill kandidatin, nuk besoj që është dashtë”, ka shkruar Beqiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai tutje ka shtuar se është e pakuptimtë që profesionistët të vlerësohen nga deputetë. “Pa llogaritë edhe studimet universitare, pa llogarit edhe 85 certifikatat e ndryshme gjatë 20 viteve përvoje në fushën e financave, mbi 15 vite përvojë në gazetari, në fund me ra në dorën e disa deputetëve me të vlerësua goxha e rendë. Si do që të jetë ligji e ka parapa këtë nuk i fajësojë aspak, por kjo duhet ndryshuar sepse nuk ka kuptim”, ka deklaruar Beqiri.

Reagimi i plotë i Beqirit:

sha pjesë e intervistës për Bordin e RTK-së

E kam shumë të vështirë me e perceptua si munden disa deputet të profesioneve të ndryshme me e vlerësua një profesionist me kaq specifika.?

Ta zamë unë si:

  1. Teknik i Kontabilitetit
  2. Kontabilist i Certifikuar Publik
  3. Auditor i Jashtëm
  4. Auditor i Brendshëm i Sektorit Publik dhe Privat
  5. Këshilltar Tatimor
  6. Auditor i IT
  7. Këshilltar Tatimor i licencuar( në procese)
  8. Ekspert i Forenzikës Financiare ( në proces),
  9. Trajner i certifikuar për Alokimi Afatmesëm i Resurseve Publike, Menaxhimi i Financave Publike, Politika Fiskale, dhe Korniza Afatmesme e Shpenzimeve i IKAP-i- Ministria e Administratës Publike.
  10. Bachelor i Ekonomisë
  11. Master i Marketingut

………………………………………………………………………….

Pa llogaritë edhe studimet universitare, pa llogarit edhe 85 certifikatat e ndryshme gjatë 20 viteve përvoje në fushën e financave, mbi 15 vite përvojë në gazetari, në fund me ra në dorën e disa deputetëve me të vlerësua goxha e rendë. Si do që të jetë ligji e ka parapa këtë nuk i fajësojë aspak, por kjo duhet ndryshuar sepse nuk ka kuptim.

Sa i përket vlerësimit, unë si kandidat ndoshta edhe nuk kam mund me e shpërfaq atë çka është dashtë, apo atë se çka ka kërkua komisioni,  por edhe nuk mundesh me e vlerësuar kandidatin duke i mbajtur sytë nën stop në telefon a laptop, pra përveç që e shpërfill kandidatin, nuk besoj që është dashtë.

A vlerësohet kandidati me 5 pyetje:1. Sfidat e RTK-se, 2. Forma e Financimit, 3. Obligimet e Veçanta të RTK-se dhe redaksitë e komuniteteve, 4. Integriteti. 5. Se di…

Jo nuk besoj që ke me nxjerrë një kandidat të duhur, ndonëse aty kishte njerëz me shumë profesionalizëm.

Besoj që monitoruesit duhet të shpërfaqin disa elemente të rëndësishme: 1. Përvojën e kandidatëve, 2. Fushën e studimit, 3. Kualifikimet 4. Vlerësimin e kandidatëve sipas kualifikimit etj.

Po kthehem edhe një herë te intervista ime!

Deputetët Doarsa e cila vazhdimisht ka komunikuar me telefon dhe me dinamik të madhe duke shkruar, nuk besoj që mundet me vlerësua kandidatin, ndoshta edhe mundet… po pastaj…?

Pastaj Deputeti Uka, në telefon, Gola e Muja rrallë herë më kanë shikuar. Pra unë ndoshta edhe se kam merituar pozitën, po të paktën është dashtë të më shikojnë ka flas, jo për shkak të të arriturave, po për shkak të njerëzores.

Fatkeqësisht janë edhe ata që i kam votua vazhdimisht..?

Por nuk mundem pa i vlerësuar deputetet Lushtaku, Bytyçi, Balje, Zemaj,  të paktën më kanë përcjellë ka flas, ndonëse pozita e anëtarit te Bordit të RTK-së lypë më shumë se, Teknik i Kontabilitetit, Kontabilist i Certifikuar, Auditor i Jashtëm, në proces të certifikimit si auditor ligjor, Ekspert i Forenzikës Financiare, Këshilltar Tatimor i Licencuar, Auditor i IT-së, pastaj këshilltar Tatimor i certifikuar, Trajner i IKAP-it, mbi 15 vite përvojë ne gazetari, mbi 20 vite përvojë në financa.

Një lutje mbas përfundimit të procesit për monitoruesit!

Publikoni pazaret, publikoni kualifikimet, publikoni përvojat e punës së kandidatëve!

Me shumë dashuri:

Lulzim Beqiri

Bachelor i Ekonomisë

Master i Marketingut

Teknik i Kontabilitetit

Kontabilist i Certifikuar

Auditor i Jashtëm i Certifikuar

Auditor i Brendshëm i Certifikuar në Sektorin Privat dhe Publik

Këshilltar Tatimor

Këshilltar Tatimor i Licencuar

Auditor i IT

Ekspert i financave publike.

Trajner i IKAP- Ministria e Administratës Publike etj.

Suksese bordit të ri!

Mos u ndalni rini e dashur së shkolluari, por për siguri mësoni edhe gjuhën Gjermane!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maskat mbrojtëse u bën shkak për një përleshje fizike në…