Reagon kandidatja e LV-së për deputete, Bernarda Rodoncic: Jam 100 për qind shqiptare
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit, ndërsa një nga emrat që është folur për të, ka qenë Bernarda Radoncic.
Ajo ka dhënë një biografi të shkurtër për prejardhjen e saj, teksa ka bërë me dije se është e lindur në Danimarkë, por ka prejardhje shqiptare.
Postimi i plotë i saj në “Facebook”:
Të dashur bashkëkombës, ju miq dhe ju mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje!
Të dashur mërgimtarë gjithandej nëpër botë!
Unë Bernarda Begu Radoncic, jam e lindur dhe e rritur në Danimarkë. Jam bijë e tim atë, prejardhja e t’cilit është nga Gucia, Mali i Zi, por i lindur në Skenderaj, dhe mamasë time e cila vjen nga Kaçandolli e Trepça, si familje banues në qytetin e Mitrovicës, përpara emigrimit në Shtetin Danez!
Rrugëtimi im në politikë, dhe delegimi im për deputete të Kuvendit të Kosovës, ka filluar me aktivizmin tim në Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje! për shtetin e Danimarkës, dhe unë pashmangshëm i falënderohem atij ekipi perfekt, atyre aktivistëve aq të zellshëm, që mua më dhanë besimin që të jem kandidate nga Mërgata për listë zgjedhore, dhe njëherësh mëpastaj të jem zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës.
Përkatësia ime është e pastër, 100% shqiptare me plotë krenari, dhe familja ime dhe rrethi im familjar, vijnë nga ato familjet me traditë të pastër atdhetare!
Unë ju falënderoj secilin veç e veç, për besimin që do ta kem nga ju, për t’ju përfaqësuar me dinjitet, e pakompromis ndaj krimit dhe korrupsionit dhe do të jem kundër secilës veti të keqe duke treguar profesionalizëm dhe kulturë evropiane.