Reagon KEK-u: Nuk e kemi dhënë pagën e 13-të
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar ndaj shkrimeve në medie me titull “KEK-u jep punëtorëve rrogën e 13-të”.
Sipas KEK-ut, ky lajm është i pavërtetë. “Nuk është e vërtetë që punëtorët e KEK-ut, menaxhmenti ose Bordi kanë marrë rrogën e 13-të siç. Ky lajm është krejtësisht spekulim”, është thënë në reagimin e KEK-ut.
Në reagim thuhet se KEK-u në emër të Bordit dhe Menaxhmentit i siguron të gjithë qytetarët se nuk ka ndërmarr asnjë veprim të tillë siç spekulohet të kundërligjshëm dhe në favor të dikujt duke e dëmtuar buxhetin e Korporatës. “KEK-u ka arritur të jetë kompania publike me performancën më të mirë në Kosovë. Ndërmarrja me stabile financiare dhe që ka arritur të tejkaloj krizat më të mëdha të njohura tashme për publikun siç ishte rasti me shpronësimet në Hade dhe Shipitullë”, është thënë në reagimin e KEK-ut, duke shtuar se sa i përket rritjes së pagave kjo është publike. “Kjo është e njohur për të gjithë se ka qenë kërkesë e aksionarit, vendim i kërkuar nga Qeveria e Kosovës për të rritur pagat për 100 euro duke u bazuar në kërkesat e Sindikatave të Punëtorëve”, është theksuar në reagimin e KEK-ut.