Reagon Klinaku: Poshtërsia tjetër ndaj Salih Mustafës, le t’i paguaj gjykata ata që i konsideron viktima

06 prill 2023 | 14:00

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për 207 mijë euro dëmshpërblim për viktimat në çështjen gjyqësore kundër Salih Mustafës.

Klinaku përmes një postimi në rrjetin social në “Facebook” e ka quajtur këtë vendim “poshtërsi e Gjykatës Speciale”.

Sipas tij, këto para duhet t’i paguaj gjykata, kjo siç u shpreh ai sepse po i konsideron viktima.

“Poshtërsia tjetër në Gjykatën Speciale: Përveç që e kanë dënuar padrejtësisht e politikisht me 26 vite burgim, marrin vendim kundër Calit që t’i paguaj ‘viktimat’ me 207 000 euro. Me siguri që kështu nuk ka qenë as në kohën e Jugosllavisë. P.S. Le t’i paguaj gjykata ata që i konsideron viktima, sepse para po kanë për veten e tyre”, ka shkruar Klinaku.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas…