Reagon kompania “Ariani”: Ja pse mori flakë autobusi
Një autobus i linjës Tiranë – Prishtinë shpërtheu në flakë këtë pasdite në Rrugën e Kombit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, ndërsa pasagjerët kanë dalë me shpejtësi, duke mos patur asnjë të lënduar.
Por sipas kompanisë, autobusi mori flakë për shkak të temperaturave të larta.
Këtë e ka konifrmuar agjencia turistike “Ariani” nga Mitrovica, kompani që kishte nën pronësi autobusin në fjalë..
“Sot në orët e pasdites në autostradën e “Kombit” ka marrë flakë autobusi i kompanisë tonë i linjës Durrës-Mitrovicë, por që fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka pasur pasoja tjera”, ka deklaruar kompania.
Kompania njofton se pasagjerët dhe stafi i kompanisë janë shëndoshë e mirë, pasi që nuk kanë pësuar asnjë dëmtim të vetëm.
“Për hir të transparencës ju njoftojmë se autobusi ka qenë në gjendje të rregullt teknike, mirëpo si duket deri te ky dëmtim ka ardhur si pasojë e temperaturave të larta. Të gjitha linjat tona do të vazhdojnë qarkullimin sipas orareve të parapara”, thuhet në njoftimin e kompanisë turistike “Ariani”.