Reagon kopshti zoologjik: Ariu është i vërtetë, jo njeri me kostum (VIDEO)

31 korrik 2023 | 23:25

Video e një ariu që qëndron në këmbë përpara vizitorëve në një kopësht zoologjik në Kinë ka ngjallur debate të mëdha në rrjetet sociale.

Mënyra e veçantë se si ariu qëndronte në këmbë, si dhe përmasat e tij, pak a shumë të ngjashme me ato të një njeriu, nxitën dyshimet se ariu mund të ishte një punonjës i kopështit poshtë një kostumi.

“Kur bëhet fjalë për arinjtë, gjëja e parë që të vjen në mendje është një figurë e madhe dhe fuqi mahnitëse … Por jo të gjithë arinjtë janë bisha dhe të rrezikshëm. Arinjtë malajanë janë të vegjël, më të vegjlit në botë”, ka deklaruar kopshti zoologjik në një reagim për media.

Një tjetër punonjës i kopshtit zoologjik tha se nëse ariu do të ishte në fakt një njeri i maskuar si ari, nuk do të kishte duruar më shumë se 5 minuta nën kostum në një temperaturë 40 gradë celcius dhe do ishte shembur në tokë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luiz Ejlli duket se nuk i ka mirë punët me…