Reagon kryeministri i Marokut pas lajmit të Pacollit: Një zotëri nga Kosova na u imponua me prezencën e tij
26 shtator 2018
| 11:12
Pas postimit të zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli në “Facebook” se ka pasur një takim domethënës me kryeministrin e Marokut, Saadeddine Othmani, ky i fundit ka reaguar duke e thënë se gjatë kohës së pauzës një person nga Kosova është imponuar me prezencën e tij.
Othmani në një postim në “Twitter” ka shkruar se nuk kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale dhe Maroku nuk e njeh shtetin e Kosovës.
“Gjatë kohës së pauzës me delegacionin tim një zotëri nga Kosova na u imponua me prezencën e tij. Ne nuk kemi diskutuar marrëdhëniet bilaterale as vazhdimin e kontaktit. Pozita e Marokut është e njëjtë. Maroku nuk e njeh Kosovën dhe nuk ka marrëveshje me të”, ka shkruar kryeministri Saadeddine Othmani.