Reagon kryetari i Deçanit për tragjedinë në Gllogjan: Të kapet autori i këtij krimi

26 nëntor 2021 | 21:41

Ka reaguar kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, në lidhje me tragjedinë në Gllogjan, ku humbën jetën tre persona, si pasojë e gjuajtjes së autobusit me armë nga persona ende të panjohur.

Ramosaj ka apeluar të organet e rendit që sa më parë të zbulojnë autorin e kësaj ngjarje tragjike.

“I tronditur dhe i trishtuar nga sulmi kriminal në Gllogjan, ku kanë humbur jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre, bashkëndjejmë me ju në këto momente të rënda për të gjithë ne. Apeloj që organet e rendit sa më parë, të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi të ulët kriminal!”, ka shkruar Ramosaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Policia ka bllokuar rrugën ku është gjuajtur me armë autobusi.

Ramosaj ka bërë me dije se autobusi po barte nxënësit nga Gjakova për në Deçan.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar pas…