Reagon Kurti: Sulmet ndaj Policisë së Kosovës po vijnë nga Serbia
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me sulmet ndaj policëve të Kosovës në veri të vendit.
Kurti ka thënë se sulmet ndaj policëve për tri ditë rresht vijnë nga ana e territorit serb.
“Për tre ditë rresht (13 -15 Prill), oficerët e Policisë së Kosovës janë sulmuar në pikëkalimin kufitar me Serbinë. Dje dhe sot në mëngjes breshëri plumbash dhe një granatë dorë është hedhur në drejtim të policisë. Burimet tona kanë identifikuar se sulmet e djeshme vijnë nga Serbia”.
“Kjo as nuk do të na pengojë dhe as nuk do të na pengojë nga lufta jonë për të mbrojtur shtetin ligjor kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjithë territorin e Republikës sonë. I bëj thirrje Serbisë që të dënojë dhe distancohet nga sulmet e dhunshme terroriste ndaj policisë sonë, disa prej të cilëve ishin serbë të Kosovës”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Twitter”.
Lidhur me sulmet ndaj zyrtarëve policorë ka pasur reagime të shumta, ndër to edhe nga Zyra e Bashkimit Evropian (BE), Zyra e Presidencës si dhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Ndryshe ndaj zyrtarëve policorë të Kosovës ka pasur sulme për tri ditë radhazi derisa po kryenin punën e tyre në veri të vendit.
Sulmet është thënë se erdhën nga territori i Serbisë, ndërsa ato ishin në forma të ndryshme.
For three days in a row (April 13–15), Kosova Police officers have been attacked at the border crossing point with Serbia. Yesterday & early today, a hail of bullets & a hand grenade were thrown at our police. Our sources have identified yesterday’s attack as coming from Serbia. pic.twitter.com/2msSq7e2yJ
— Albin Kurti (@albinkurti) April 15, 2022