Reagon ministri Gashi lidhur me vendimin për gjobën nga gjykata
Ministri i Diasporës, Dardan Gashi, ka reaguar lidhur me vendimin për gjobën e shqiptuar nga Gjykata Themelore e Gjakovës, dega Malishevë.
“Shfrytëzoj rastin të sqaroj opinionin publik, se përkundër raportimit jokorrekt të disa mediave nuk bëhet fjalë për “gjuajtje me armë zjarri”, por edhe sipas kualifikimit të Prokurorisë dhe Forenzikës së Republikës së Kosovës që ka ekzaminuar mjetet e përdorura, bëhet fjalë për “imitim arme me gaz”, e cila përveç zhurmës që krijon nuk prodhon predhë apo çfarëdo materiali tjetër me të cilin mund të shkaktohet ndonjë lëndim. Edhe përkundër faktit është relativisht e paqartë sipas Kodit Penal kualifikimi I këtyre mjeteve për shkak të detyrës publike që ushtroj, pranoj gjobën e shqiptuar dhe njëkohësisht bëjë thirrje mediave që të raportojnë në mënyrë korrekte lidhur me këtë rast”, ka thënë Gashi në reagimin e tij.
“Unë jam përgjigjur nga fillimi të gjitha ftesave të organeve shtetërore ashtu sikurse edhe kërkon Ligji. Këshillat juridike që kam marr nga avokatët mbrojtës konfirmojnë se gjoba në fjalë nuk ndikon në ushtrimin e detyrës publike të cilën e kam”.
“Me këtë konfirmoj se nuk do të ushtroj ankesë ndaj vendimit, ndërsa gjobën do ta paguaj sipas kërkesave të Gjykatës, ashtu që kjo temë të konsiderohet si e mbyllur, ndërsa apeloj tek qytetarët që pavarësisht rastit të përmbahen nga veprimet e gjuajtjeve me armë zjarri gjatë festimeve familjare”, ka thënë Gashi.
/Epoka e re/