Reagon Ministria e Arsimit për mosrespektimin e vendimit të qeverisë nga shkollat në veri

12 mars 2020 | 15:00

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se është duke e përcjellë me vëmendje zbatimin e vendimit të datës 11.03.2020 të Qeverisë së Kosovës për ndërprerjen e procesit mësimor-edukativ në Republikën e Kosovës për shkak të masave parandaluese rreth koronavirusit (COVID – 19).

“Sipas informacioneve të pranuara deri tani, MAShTI është njoftuar se në disa Komuna të Kosovës të banuara me popullatë shumicë serbe, vendimi i djeshëm i Qeverisë së Kosovës nuk është duke u respektuar. MAShTI u bën thirrje të gjitha drejtorive për arsim në këto komuna që të marrin masa të menjëhershme që ndërprerja e procesit të mësimit të zbatohet konform vendimit të Qeverisë”, është thënë në reagimin e MAShTI-it.

MAShTI thekson se vendimi i djeshëm i Qeverisë së Kosovës është masë adekuate parandaluese për mbrojtjen e shëndetit publik, dhe në këtë drejtim, çdo tentativë për politizim të çështjes apo moszbatim të këtij vendimi, i cili ka karakter obligativ, është i papranueshëm dhe në kundërshtim edhe me dispozitat e Kodit Penal të Kosovës, përkatësisht nenit 250.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi gjatë një vizite…