Reagon nëna e Britney Spears pasi e bija nuk e ftoi në dasmë

12 qershor 2022 | 17:20

Dy ditë më parë Britney Spears u martua me një dasmë përrallore, por nënën e saj nuk e ftoi. Megjithatë nëna e këngëtares e ka uruar me një koment në fotot e dasmës.

“Dukesh rrezatuese dhe kaq e lumtur!.Dasma juaj ishte një dasmë e ëndrrave! Dhe ta bësh dasmën në shtëpinë tënde është kaq sentimentale dhe e veçantë! Jam shumë e lumtur për ty! Të dua!”, shkroi Lynne.

Në listën e të ftuarve nuk ishte as motra e këngëtares,Jamie Lynn Spears, edhe pse vëllai i saj, Bryan Spears, thuhet se ka arritur të marrë një ftesë. Megjithatë, Bryan nuk u shfaq.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në pjesën e dytë të rubrikës “N’trotuar” në “E Diell”…