Reagon Presidenca, i kërkon falje familjes së Jakup Krasniqit: Ai veprim është bërë pa dijeninë e presidentes

04 shkurt 2024 | 16:32

Ka reaguar Presidenca e Kosovës pas lajmit që në faqen zyrtare të Presidencës – aty ku janë të publikuar emrat e ish-presidentëve të Kosovës, në mesin e të cilëve është edhe emri i Jakup Krasniqit si ish-ushtrues i detyrës së presidentit është shkruar në biografinë e tij se: “Në nëntor të vitit 2020 (Jakup Krasniqi)u arrestua për krime lufte kundër njerëzimit të paraqitura para Dhomave Speciale të Kosovës”, është thënë në faqen e Presidencës”.

Pas këtij veprimi pati reagime të shumta në adresë të Presidencës.

E ndaj këtij veprimi ka reaguar edhe Presidenca e Kosovës, e cila i ka kërkuar falje për këtë gabim familjes Krasniqi, dhe ndër të tjera thuhet se është bërë pa dijeninë e presidentes Vjosa Osmani dhe pa autorizim të askujt nga ekipi i saj.

Ai ka theksuar se presidentja Osmani ka kërkuar përgjegjësi të plotë për këtë rast dhe ndërmarrjen e menjëhershme të masave diciplinore për personat përgjegjës.

“U sigurojmë se ky veprim i tillë është bërë pa dijeninë e Presidentes dhe pa autorizim të askujt nga ekipi i saj”, ka thënë për gazetën “Epoka e re” këshilltari për medie i Osmanit, Bekim Kupina.

Ai thekson tutje se: “Presidentja Osmani dhe as stafi i saj politik nuk kanë qenë të njoftuar e as të konsultuar lidhur me ndërhyrjen në tekstin në uebfaqen e Presidencës së Kosovës sa i përket biografisë së ish-U.D.Presidentit dhe Kryetarit të Kuvendit, z. Jakup Krasniqi. Tashmë po hetohet momenti kur është ndërhyrë në tekst dhe nga kush. Rrjedhimisht, presidentja Osmani ka kërkuar përgjegjësi të plotë për këtë rast dhe ndërmarrjen e menjëhershme të masave diciplinore për personat përgjegjës. I kërkojmë ndjesë z.Jakup Krasniqi dhe familjes së tij për situatën e krijuar dhe e sigurojmë se një veprim i tillë është bërë pa dijeninë e Presidentes dhe pa autorizim paraparak të askujt nga ekipi i saj”, ka thënë për “Epokën e re” këshilltari për medie i Osmanit, Bekim Kupina.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i asamblesë së PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, ka…