Reagon Prishtina pas humbjes ndaj Trepçës, paralajmëron rikthim të fuqishëm

30 prill 2023 | 23:31

KB Sigal Prishtina ka bërë reagimin e parë pas eliminimit në “Play-Offin” e Superligës së Kosovës në basketboll.

Kryeqytetasit pësuan humbje sonte ndaj Trepçës në ndeshjen e pestë gjysmëfinale, me mitrovicasit që kalojnë në finale me rezultatin 3:2 në seri.

Klubi i Prishtinës, përmes një postimi në faqen zyrtare pas ndeshjes, ka falënderuar qytetin dhe tifo-grupin “Plisat”.

“Bardhekaltërit” kanë paralajmëruar rikthim të fuqishëm.

“Faleminderit Prishtinë, faleminderit Plisa! Do të rikthehemi më të fuqishëm.

Besa Besë për PR.

KB Sigal Prishtina 74 – 77 KB Trepça”, thuhet në postimin e Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjithnjë e më shumë njerëz vuajnë nga gurët në veshka…