Reagon Qendra e Studentëve, demanton Robert Berishën

19 mars 2020 | 13:59

Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka reaguar pas refuzimit të Robert Berishës që të futet në karantinë me arsyetimin se kushtet nuk janë të mirë.

Në një sqarim e kësaj qendre është thënë se me kohë i ka marrë të gjitha masat për parandalimin e pandemisë së koronavirusit, Covid-19.

Kjo qendre ka theksuar se dhomat, banjat, korridoret, oborri dhe çdo hapësirë e Qendrës së Studentëve është e pastër dhe e sigurt.

“Brenda një kohe të shkurtër dy herë është bërë dezinfektimi të gjitha hapësirave të kësaj qendre. Dhomat, banjat, korridoret, oborri dhe çdo hapësirë e Qendrës së Studentëve është e pastër dhe e sigurt. Siç e dini, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që kjo qendër të shfrytëzohet si hapësirë karantine. I sigurojmë të gjithë qytetarët, që do të vendosen se kushtet janë të përshtatshme, i plotësojnë të gjitha standardet. Rasti i sotëm që është publikuar nga një persona publik, është vetëm një pakujdesi e vogël, që ka mundur të ndodhë nga koha e shkurtër që kemi pasur në dispozicion, është një rast i izoluar. Gjithçka tjetër është në rregull!’, është thënë në reagimin e Qendrës së Studentëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje politike që…