Reagon Qeveria: Nuk ka emërime të zëvendësministrave, por zëvendësime
Qeveria e Republikës së Kosovës ka sqaruar opinion publik sa i përket shkrimeve në disa medie të vendit, për emërime të reja të zëvendësministrave në Qeverinë Haradinaj.
Ekzekutivi i vendit ka bërë me dije se nuk bëhet fjalë për emërime, por për riemërime, konkretisht për dy zëvendësime nga partneri i koalicionit Nisma Socialdemokrate.
“Me qëllim të informimit të drejtë, bashkëngjitur gjeni vendimet për lirim dhe emërim të zëvendësministrave.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Besnik Hoti, është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, ndërsa në këtë pozitë është emëruar zëvendësministër z. Çerkin Dukolli, i cili në të njëjtën kohë është liruar nga detyra si zëvendësministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në të cilën ministri në vend të tij është emëruar zëvendësministër z. Besnik Berisha. Për më tepër, të bashkëngjitur i gjeni vendimet për secilin lirim nga detyra dhe emërim në këto detyra”, është thënë në sqarimin për medie të Qeverisë.
/Epoka e re/