Reagon Rubio, e quan Grenellin amerikan të madh i cili do të jetë pjesë jetike e mbrojtjes së Amerikës
14 nëntor 2024
| 11:47
Senatori Marco Rubio është nominuar për Sekretar të Shtetit nga presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Lidhur me këtë, Richard Grenell e ka uruar Rubion, përmes një reagimi në rrjetin “X”, ku ky i fundit është shprehur i nderuar për besimin që Trump ia dha atij për pozitën e Sekretarit të Shtetit.
“Urime, senator. Do të jesh i mrekullueshëm për Amerikën!”, ka shkruar Grenell.
Pas kësaj, i nominuari për Sekretar të Shtetit, Marko Rubio, e ka falënderuar ambasadorin Grenell duke e quajtur amerikan të madh.
“Faleminderit! Fjalë të mira nga një amerikan i madh, i cili do të jetë një pjesë jetike e mbrojtjes së Amerikës dhe amerikanëve në vitet në vijim!”, shkruan Marko Rubio në “X”.