Reagon Serbia rreth rezolutës së Shqipërisë kundër raportit të Dick Marty-it – “Do të ishte skandal i madh nëse rrëzohet raporti”

21 korrik 2022 | 18:45

“Skandal i niveleve të paprecedentë”, e ka cilësuar pjesëtarja e delegacionit serb në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Biljana Pantiç, “nëse Këshilli i Evropës do të rrëzonte raportin e ish-senatorit zviceran Dick Marty”.

Kjo pasi Parlamenti i Shqipërisë pritet ta kalojë rezolutën kundër raportit famëkeq të Dick Marty-it, raport ky i cili ngarkonte ish-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me akuza për “trafikim organesh”.

Këto akuza nuk i kanë qëndruar as një hetimi ndërkombëtar të pavarur, dhe s’kanë prodhuar asnjë provë, përveç ngritjes së një gjykate speciale që ndjek krime të supozuara një etnike – dhe se, ndonëse gjykatë e ngritur mbi pretendimet e këtij raporti për “trafikim organesh”, në aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së askund nuk gjenden akuzë për “trafikim të organeve”.

Madje, tani Dick Marty, gjendet në mbrojtje speciale policore, pasi shërbimet e inteligjencës zvicerane morën informacione se po përgatitej eliminimi i tij nga Agjencia Serbe e Inteligjencës (BIA), në mënyrë që për vrasjen e tij “të fajësoheshin shqiptarët”, siç lajmëruan mediat zvicerane muaj më parë.

“Rezoluta e KiE nuk është e Dick Marty-it, por vetëm raporti”, tha delegatja serbe Pantiç derisa shtoi se ajo rezolutë u votua nga deputetë të 47 shteteve anëtare.

“Kjo është shembull i lojës së tyre politike. Nuk ka votuar vetëm Serbia për atë rezolutë. Kjo do të thotë se të gjithë që kanë votuar duhet të pështyjnë mbi çfarë kanë votuar dhe të thonë: jo s’ka qenë ashtu. Para se të miratohej, ai raport është dashur të kalojë përmes disa procedurave, komisioneve, t’i nënshtrohej diskutimeve”, ka thënë Pantiça për median serbe “kosovo-online”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka…