Reagon sërish Klinaku: I kërkoj falje publikut të gjerë, e kam vlerësuar aq lart një njeri që nuk e meriton vlerësimin tim
01 shtator 2023
| 14:32
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Faton Klinaku, ka reaguar sërish në “Facebook”.
Pas statusit të mëhershëm, i cili ishte cilësuar si kërcenim për vrasjen e kryeministrit Kurti, ai ka “kërcënuar” edhe dorën e tij, duke përmendur një thënie popullore.
Klinaku ka pyetur se me këtë shprehje mos e ka kërcënuar dorën e tij.
“Koncentrohuni, mos folni budallallëqe! Thënie popullore: ‘E pres dorën e nuk vjedh!’. A mos e kam kërcënuar dorën time!? I kërkoj falje publikut të gjerë që e kam vlerësuar aq lart një njeri që nuk e meriton vlerësimin tim”, ka shkruar Klinaku.