Reagon sërish nëna e Beatrixës, tani përmendet edhe Bora Zemani

15 dhjetor 2021 | 13:01

Pas hyrjes së vëllai binjak të aktorit, Donald Veshaj, Romeos, ndjekësit e shtëpisë më të famshme aluduan se çifti, Beatrix – Donald kishte një ftohje sa i përket raporteve.

Pas hyrjes së Romeos, dy ditë me radhë Donaldi u rikthye të flinte me DJ PM (Pajtim Krasniqin), e që kjo ishte edhe njëra nga dyshimet e para të publikut, pas publikimit të videos së Bora Zemanit.

Teksa, së fundmi nëna e këngëtares, Beatrix Ramosaj, Antigona ka reaguar sërish duke shpërndarë një postim në profilin e saj në “Instagram”, e në të cilin përmendet edhe Bora, ku thuhet se kolegët e saj po bëjnë çmos ta nxjerrin keq Donaldin.

Përmes këtij postimi, Antigona sërish iu ka dal në mbrojtje vajzës së saj dhe aktorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kun Aguero është ngjitur në skenë i emocionuar dhe shumë…