Reagon Shahini për tollovinë në Aeroport: Në Merdarë fajet Serbia, në Bllacë fajet Maqedonia e në Aeroport kush është fajtor?

08 gusht 2021 | 19:28

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini përmes një shkrimi në rrjetin e tij social ka shprehur shqetësimin e tij për grumbullimin e shumtë të qytetarëve në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Shahini këtë situatë po e krahason me portin e Durrësit në vitet e 97-ta ku fluksi i qytetarëve për jashtë vendit ishte i pa organizuar.

Postimi i plotë:

Sot 1001 zhgënjime 10001 sharje 100001 djers të shkarkuar nga diaspora.

Pamjet e sotme në aeroportin “Adem Jashar”i në Prishtinë dukej sikur një diskoteka e hapur në plazhe të viteve të 80-ta a po sikur porti i Durrësit i viteve ‘97 kur fluksi për të ikë ishte po kështu i pa organizuar sa që kjo pamje na e kthen kohen në mendje.

1001 zhgënjime 10001 sharje 100001 djers të shkarkuara në këtë vend të pritjeve dhe vonesave të gjata të diasporës tonë që po lejnë qindra miliona euro në vendin tonë, kjo është pa përgjegjësi e madhe e aeroportit dhe organeve mbikëqyrëse të institucioneve tona.

Në Merdarë fajet Serbia, në Bllacë fajet Maqedonia e në Aeroport kush?

A e meriton diaspora e jonë këtë trajtim!?.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe turmë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Visar Ganiu në Çair, Blerim Bexheti në Saraj, Teuta Arifi…