Reagon SHGSK-ja: Kubet serbe mos të luajnë në Kosovë
Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës (ShGSK) shprehet e indinjuar me lejimin e ndeshjeve paralele të skuadrave nga Serbia në territorin e Kosovës. Të shtunën me 31 mars u zhvillua ndeshja hendbollistike në mes Mokra Gora-Obiliq në Zubin Potok.
“Ftojmë organet përgjegjëse që të reagojnë për të ndalur këtë trend që po haset edhe në shumë sporte tjera. Kjo nuk është hera e parë që klubet serbe zhvillojnë aktivitetet e tyre kampionale në Kosovë duke shprehur qartë mohimin e shtetit të Kosovës, madje nuk kanë qenë të rralla rastet kur kanë nxitur provokime të ndryshme. Andaj, kërkojmë nga institucionet përkatëse që të jenë më vigjilente dhe të marrin masat e duhura në këtë drejtim”, thuhet në reagimin e ShGSK-së.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)