Reagon Tahiri: Çfarë qeverie është ajo që guxon të dështojë në ekzekutimin e pagave, mos luani me njerëz
30 shtator 2024
| 19:41
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka reaguar pasi punëtorëve të sektorit publik nuk i janë ekzekutuvar pagat.
Tahiri ka pyetur se çfarë qeverie duhet të jetë ajo e cila guxon të dështojë në ekzekutimin e pagave.
“Çfarë qeverie duhet të jetë ajo e cila guxon të dështoj në ekzekutimin e pagave, duke shkelur dinjitetin e shumë familjeve që mezi arrijnë t’ia dalin nga muaji në muaj? E kisha paralajmëruar këtë skandal. O djem, mos luani me njerëzit, mos luani me shtet! Nesër është i pari”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Nuk dihet akoma pse pagat e sektorit publik nuk janë ekzekutuar sot.
Punëtorëve të shtetit nuk iu del paga, Qeveria nuk jep arsye