Reagon Trump pas sulmit në një shkollë të Teksasit
18 maj 2018
| 20:38
Pas sulmit me armë në një shkollë të mesme në Santa Fe të Teksasit, ka reaguar edhe presidenti amerikan, Donald Trump.
“Të shtëna në një shkollë në Teksas. Raportet e hershme nuk po duken mirë. Zoti i bekoftë të gjithë”, ka shkruar Trump në llogarinë e tij personale në Twitter.
Sulmi la të vdekur 10 persona, shumica e të cilëve ishin studentë.
Sherifi i Qarkut të Harris, Ed Gonzalez, iu ka thënë reporterëve se shumica e të vdekurve në Shkollën e Mesme të Santa Fe ishin studentë.