Reagon Vasfije Krasniqi për koncertin e Bregoviqit: Përse Korça ime!
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka reaguar për koncertin që Goran Bregoviq pritet ta mbaj në Korçë.
Postimi i plotë
Përse Korça ime!?
Dhëmbja jonë shkon përtej asaj që ne e vlerësojmë kombetare- nacionale primitive apo civilizuese, tek e fundit dhembja nuk i njeh këto emërtime, ajo shkaktohet nga dikush mbi dikend, së paku me qëllimin e shfryerjes së epsheve shtazarake e barbare e pastaj të tjera me radhë…
Korça ime, derisa në Kosovë forcat serbe po kryenin spastrim etnik, duke e përcjellur forma të ndryshme të keyerjes së krimeve, ishte pikërisht Goran Bregoviq i cili nuk bënte thirrje që të ndalej gjenocidi, por që të ndaleshin sulemt e NATO-së e pastaj ata (serbët) të mos ndalonin ndoshta deri tek Korça juaj-ime, sepse, kështu kishte ndodhur në të kaluaren, por që ne nuk e kemi harruar, jo pse unë-ne e përjetuam tani, por ata u kujdesen që ne të mos e harronim kurr.
Korça ime, çdo gjë ndoshta edhe mund të kompenzohet, thuhet se edhe jeta rilind bashk me kohën, por NDERI që humbet kurr nuk të kthehet, nder me të tillët nuk ka.
Bota demokratike nuk pranon njerëz me bindje të tilla, së paku ju mos e bëni nga dëshira, sepse, mjaft jemi duke bërë në për paqen.