
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur
Berat Nimani, vëllai i ish-boksierit profesionist të vrarë Besar Nimani, pretendon se nuk kishte asnjë lidhje me sulmin që u krye pasditen e së mërkurës (26 shkurt) në Bielefeld ndaj të afërmve të vrasësit të dyshuar të vëllait të tij.
Këtë ai e ka shpjeguar në një lidhje telefonike me mediumin gjerman “Westfalen-blatt.de”.
Të paktën tre persona mbetën të plagosur të mërkurën pasdite pranë gjykatës së Bielefeldit në Gjermani, ku po zhvillohej një seancë gjyqësore lidhur me vrasjen e boksierit kosovar Besar Nimani, e ndodhur në vitin 2024.
Mediat gjermane raportojnë se mes të plagosurve janë dy të afërm të të akuzuarit Huseyin Akkurt – babai dhe vëllai i tij. Njëri është goditur në këmbë, ndërsa tjetri ka pësuar plagë serioze në gjoks dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.