Reagon veterani i dyshimtë: Nuk isha një vjeç në luftë
Rrahim Pajazit Misini nga Prishtina nuk ishte vetëm 1-vjeç kur filloi lufta në Kosovë më 1998, siç thuhet në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës në të cilën ndodhet edhe Misini. Por, të dhënat e tij përmbajnë një gabim të vetëm: atij i është ngatërruar data e lindjës, nga viti 1977 i është shkruar 1997.
“Rrahim Pajazit Misini, është lindur më 5 shtator 1997 në Prishtinë”, thuhet në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në të cilën ndodhej edhe emri i Misinit si njëri nga 20 mijë veteranët që dyshohen të jenë mashtrues.
Për këtë fakt, Rrahim Misini ka reaguar në rrjetin social “Facebook”, e ka quajtur analfabete Prokurorinë e Shtetit.
“A jeni normal o analfabetë”, ka shkruar Misini, i pakënaqur me faktin se i është ngatërruar data e lindjes nga Prokuroria.
Por, as ky gabim teknik i Prokurorisë nuk hedh poshtë faktin që Misini dyshohet se zotëron rrejshëm privilegjin e veteranit të luftës.
Nexhat Rraim Susuri, është lindur me 7 nëntor 1997 në Zhur, ndërsa Rrahim Pajazit Misini, është lindur më 5 shtator 1997 në Prishtinë.