Reagon Vetëvendosja pas tollovisë për vaksinat: MSh-ja publikoi dje orarin

14 maj 2021 | 13:05

Partia që udhëheq me Qeverinë e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar pas tollovisë së krijuar sot tek qendra e vaksinimit “1 Tetori”, duke thënë se Ministria e Shëndetësisë dje e ka bërë publik orarin e vaksinimit kundër Covid-19 për personat mbi 65 vjeç.

“Qytetarët e komunës së Prishtinës si qendër të vaksinimit e kanë sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë, kurse qytetarët e komunave të tjera si qendër të vaksinimit i kanë QKMF-të e komunave përkatëse”, është thënë në reagimin e Vetëvendosjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ish-ministri i…