Reagon YE për skandalin me Biankën, ka dy fjalë për të thënë
Kanye West ka folur pasi gruaja e tij Bianca Censori shkaktoi një skandal në ndarjen e çmimeve Grammy në Los Angeles.
Kanye dhe Bianca thuhet se u shoqëruan jashtë shfaqjes së çmimeve nga policia pasi Censori u shfaq në tapetin e kuq me një veshje të tejdukshme, transmeton Indeksonline.
Dizenjatorja 30-vjeçare tronditi sërish publikun me daljen e saj kur u shfaq me një fustan tërësisht transparent prej materiali rrjetë, pa të brendshme dhe kështu i vuri flakën rrjeteve sociale.
Njerëzit filluan ta tallnin atë në X dhe Kanye shkoi në Instagram për të adresuar skandalin dhe ndau fotot e tyre duke pozuar në tapetin e kuq, krahas të cilave ai shkroi shkurtimisht “Love Story” (në përkthim, “love story”, një referencë për këngën me të njëjtin emër). Pasi ka postuar fotot i ka fshirë me shpejtësi.
Kështu Kanye “përfshiu” Taylor Swift në skandal, duke i kujtuar shumëkujt momentin viral nga çmimet Grammy 2009 kur West doli në skenë ndërsa Taylor Swift po merrte çmimin e saj dhe pretendoi se Beyoncé duhet të kishte fituar në vend të kësaj. Deklarata e tij shkaktoi reagime të furishme dhe shumë fansa i dolën në mbrojtje këngëtares.