Reagon Zafir Berisha: Në teorinë e sigurisë “sulmet” kibernetike dhe ato fizike kanë dallim
26 qershor 2022
| 11:50
Më herët është raportuar se kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar policinë se është kërcënuar nga kryetari i Nismës, Zafir Berisha përmes telefonit, i cili dyshohet t’i ketë thënë se do ta ngreh zhag nëpër Prizren, para se ta prishin koalicionin, për shkak të drejtorëve të zgjedhur në shkollat atje dhe “të dashurave” të tyre.
Lidhur me këtë rast, ka reaguar Berisha, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, duke thënë se sulmet kibernetike dhe ato fizike kanë dallim.
“Në teorinë e sigurisë ‘sulmet’ kibernetike dhe ato fizike kanë dallim”, duke e përcjellë me një fotografi ku shihet me telefon në dorë.