Reagon Zana Avdiu pas rastit në Pejë: Dhuna ndaj grave brenda në familje po merr përmasa të frikshme
14 prill 2023
| 21:59
Analistja Zana Avdiu ka reaguar pas vdekjes së një gruaje në Pejë, e cila dyshohet se është vrarë nga djali i saj.
Avdiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dhuna ndaj grave brenda familjes po merr përmasa të frikshme.
“Një grua vritet ne Peje, nga djali i saj. Një vajze tentohet te vritet, nga babai i saj. Dhuna ndaj grave brenda ne familje, edhe jashtë saj, po merr përmasa te frikshme!” – ka shkruar Avdiu.