Reagon zëdhënësi i qeverisë: Kurti nuk i ka 38 këshilltarë

15 gusht 2023 | 12:11

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka demantuar raportimet në medie se kryeministri Albin Kurti i ka të angazhuar 38 këshilltarë.

Sipas tij, numri i këshilltarëve, përfshirë edhe ata të jashtëm është 25 dhe prej tyre sipas tij 8 nuk paguhen nga buxheti i shtetit.

Kryeziu ka shkruar në “Facebook” se Kurti nuk ka numër më të lartë të këshilltarëve sesa ish-kryeministri Haradinaj. Ai ka theksuar se numri i raportuar, përfshinë numrin total të stafit të emëruar të kryeministrit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shqipëri janë arrestuar pesë persona të cilët janë kapur…