Reagon Zemaj pas vendimit të Maqedonisë për të kërkuar test të Covid-19 për personat që kalojnë kufirin

09 korrik 2020 | 14:30

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të kërkuar test të Covid-19 për personat që kalojnë kufirin vështirëson qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy shteteve.

“Përmes ambasadorit të Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gjergj Dedaj, kam shprehur shqetësimin për këtë veprim të nxituar dhe kam kërkuar që të evitohen barrierat e vlerësimit dhe angazhimit dy palësh të situatës epidemiologjike dhe lëvizjes së lirë. I kërkova ambasadorit që të adresoi tek organet kompetente nevojën e bashkëpunimit ndërshtetërorë me qëllim të tejkalimit të pandemisë dhe koordinimit të përbashkët në luftën kundër virusit korona”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë votuar rezolutën e…