Reagon ZRrE-ja: Tarifat e reja janë të detyrueshme për gjithë furnizuesit në tërë territorin e Kosovës

28 prill 2025 | 17:30

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se tarifat e reja të energjisë elektrike që hyjnë në fuqi nga 1 maji vlejnë për tërë territorin e Kosovës, përfshirë edhe katër komunat në veri të banuara me shumicë serbe.

ZRrE-ja ka thënë se tarifat e reja janë të detyrueshme për gjithë furnizuesit përfshirë edhe Elektroseverin

“Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) njofton opinionin publik se Bordi i ZRrE-së me datë 16.04.2025 ka aprovuar edhe Tarifat për Shfrytëzimin e Sistemit të Transmetimit, Operimit të Sistemit dhe Operimit të Tregut, si dhe Tarifat për Shfrytëzimin e Sistemit të Shpërndarjes, të cilat tarifa janë të detyrueshme për të gjithë Furnizuesit e energjisë elektrike në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe Furnizuesin e energjisë elektrike Elektrosever. Rritja e tarifave të energjisë elektrike 16.1% vlen për Furnizuesin me Shërbim Universal, që operon në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe këtë obligim të shërbimit universal e ka KESCO”, thuhet në sqarim.

ZRrE ka njoftuar se Furnizuesi i energjisë elektrike Elektrosever ka licencë nga ZRrE për konsumatorët e katër komunave në veri të Republikës së Kosovës, si furnizues komercial, si dhe shumë furnizues tjerë të energjisë elektrike të licencuar nga ZRrE.

KosovaPress gjatë ditë sipas një përgjigje qe i ka kthyer ZRrE ka raportuar se tarifat e reja nuk do të vlejnë edhe për katër komunat në veri të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, është shprehur se situata…