Real Madrid 1-0 Atletico Madrid, notat e lojtarëve

01 shkurt 2020 | 18:32

Real Madridi ka arritur të triumfojë në derbin e zjarrtë lokal ndaj Atletico Madridit me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në La Liga.

Mbretërit kanë arritur të marrin edhe fitoren e katërt radhazi në kampionat, duke mposhtur rivalët e urryer dhe duke quar në gjashtë pikë epërsinë ndaj ndjekësve të Barcelonës.

Goli i vetëm në këtë fitore të ekipit të Zinedine Zidane u shënua nga Karim Benzema në minutën e 56-të të takimit.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi i mysafirëve, Renan Lodi, i cili u notua me 7.6.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për zëvendësuesin Sergio Camello që u vlerësua me notë 6.0. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Puma ka lansuar një orë inteligjente për herë të parë…