Real Madrid fiton ndaj Villarrealit

17 dhjetor 2023 | 23:35

Gjiganti spanjoll Real Madridi ka fituar 4:1 ndaj Villarrealit dhe ka dalë në vendin e parë në La Liga.

Reali tani udhëheq me 42 pikë nga 17 ndeshje. Girona është e dyta me 41 pikë, ndërsa ndeshjen e xhiros së 17-të e luan të hënën mbrëma ndaj Alavesit.

Barcelona është e treta me 35 pikë nga 17 ndeshje. Jude Bellingham shënoi golin e parë për madrilenët të dielën mbrëma.

Ai realizoi për 1:0 në minutën e 25-të. Rodrygo shënoi golin e dytë në minutën e 37-të, ndërsa për 2:1 realizoi Jose Luis Morales në minutën e 54-t. Por kjo ishte e tëra nga mysafirët. Për 3:1 në të mirë të Real Madridit shënoi Brahim Diaz në minutën e 64-t.

Katër minuta më pas Luka Modriq vendosi rezultatin përfundimtar, 4:1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint-Germain ka luajtur baras me rezultat 1-1, në udhëtim…