Real Madrid shpallet skuadra e më e mirë e sezonit
28 tetor 2024
| 21:27
Prej orës 20:45, në teatrin “Chatelet” të Parisit ka nisur ceremonia e 68-të e “Topit të Artë”, çmimit më të rëndësishëm individual në botën e futbollit, ku padyshim favoriti absolut mbetet “shkatërruesi” i mesfushës së Manchester City, Rodri, ku një fakt të madh që e konfirmon këtë është edhe gjithë mungesa e lojtarëve të Real Madrid.
Pas dorëzimit të “Copa Trophy” dhe shpalljes së klubit më të mirë në futbollin e femrave, tashmë është dorëzuar një tjetër trofe, ai i klubit më të mirë në futbollin e meshkujve.
Trofeu u fitua nga “Galaktikët” e Real Madrid pas një sezoni fantastik, ku triumfuan në LaLiga dhe në UEFA Champions League, aty ku u shpallën kampionë për herë të 15-të, pasi mundën në finale gjermanët e Borussia Dortmund.