![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/04/Chelsea-contract-rebel-Antonio-Rudiger-made-Real-Madrids-No1-transfer.jpg)
Real Madridi arrin marrëveshje me Rudigerin
25 prill 2022
| 09:09
Real Madridi raportohet se ka arritur marrëveshje verbale me Antonio Rudigerin.
Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, Real Madridi është shumë afër të sigurojë shërbimet e mbrojtësit gjerman.
Gjatë ditës së djeshme, trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel konfirmoi largimin e Rudigerit nga klubi, pasi t’i përfundon kontrata në qershor.
Për gjermanin kanë shprehur interesim shumë skuadra, mirëpo duket se tashmë ka gjetur klubin ku do të luajë në sezonin e ardhshëm.
Rudiger me Chelsean ka zhvilluar 196 paraqitje, teksa ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar shtatë të tjerë.