Real Madridi bëhet me kapiten të ri
Nacho Fernandez ka konfirmuar se do të nënshkruajë kontratë të re njëvjeçare me Real Madridin dhe do ta marr shiritin e kapitenit të skuadrës pas largimit të Karim Benzemas.
Nacho ka konfirmuar se do të qëndrojë në Madrid edhe për të paktën një vit, pavarësisht se ka interes nga Roma, Interi dhe MLS.
Ai do të mbajë gjithashtu shiritin e kapitenit për sezonin e ardhshëm, duke zëvendësuar kapitenin e mëparshëm Karim Benzema, i cili i është bashkuar Al-Ittihadit në Arabinë Saudite.
“Kam vendosur të qëndroj në Real Madrid. Ka oferta si gjithmonë, por dua të qëndroj edhe një vit, jam shumë i lumtur për këtë.”, ka thënë Nacho.
Tifozët e Madridit kërkuan që Nacho të qëndronte gjatë ndeshjes me Athletic Club dhe ai tani ka konfirmuar se do të bëjë pikërisht këtë. Ai ka qenë me klubin gjatë gjithë karrierën e tij dhe ka luajtur 319 herë për Los Blancos, duke fituar pesë herë Ligën e Kampionëve dhe La Ligën në tre raste.
Madridi do të synojë të rikthehet në top tabelën e futbollit evropian sezonin e ardhshëm, pasi nuk arriti të fitojë La Ligën dhe Ligën e Kampionëve gjatë sezonit 2022-23.