Real Madridi deri më tani ka shpenzuar 300 milionë euro
Real Madridi i ka shpenzuar hiç më pak se 300 milionë euro deri me tani për blerjen e pesë futbollistëve në këtë fillim vere. Zyrtarizimi i Ferland Mendy nga Lyoni e ka çuar në 300 milionë totalin e shpenzimeve të Real Madridit.
Mbrojtësi i majtë francez kalon në Madrid nga Lyoni për 48 milionë euro plus pesë të tjera bonuse.
Kjo shifër e kalon shifrën e vitit 2009, kur Reali i shpenzoi 254 milionë euro për blerjen e emrave të mëdhenj si Cristiano Ronaldo, Leite Kaka, Karim Benzema dhe Xabi Alonso.
Deri tani këtë verë, Real Madridi i ka blerë pesë futbollistë. Rodrygo i është bashkuar klubit për 45 milionë euro, Eder Militao për 50 milionë euro, Luka Jovic për 60 milionë euro, dhe Eden Hazard për 100 milionë euro.
Real Madrid pritet të blejë ende lojtarë të tjerë.