Real Madridi e kërkon Kosovare Asllanin
Kosovare Asllani mund ta vazhdojë karrierën në futbollin spanjoll. Për futbollisten që shkëlqeu në Kampionatin Botëror të futbollit për femra me Suedinë, interesim ka shfaqur Real Madridi. Kosovare Asllani mund t’ia shohë hairin paraqitjeve të shkëlqyeshme që i bëri në Kampionatin Botëror të futbollit për femra.
Në fakt, futbollistja kosovare shkëlqeu në evenimentin që u mbajt në Francë në fanellën e Suedisë, me të cilën e fitoi medaljen e bronztë. Madje, mediat e huaja e vlerësuan atë si futbollisten më të mirë të këtij të këtij turneu. Prandaj, mediat suedeze shkruajnë se futbollistja nga Kosova ka marrë ofertë nga ekipi Deportivo Tacon, i cili nga sezoni 2020/2021 do të quhet Real Madrid. Klubi madrilen ia ka ofruar një kontratë solide 29-vjeçares, e cila do të largohet këtë verë nga Linkopings FC, klub tek i cili luan që nga viti 2017.
Në të kaluarën, Asllani kishte luajtur edhe në Paris Saint-Germain e Manchester City. Tacon është inkuadruar sivjet në elitën e futbollit spanjoll për femra dhe po mundohet të organizohet sa më mirë dhe ta bëjë një ekip të fortë për edicionin e ri.