Real Madridi kthehet te fitorja

01 shtator 2024 | 23:55

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Real Betis me rezultat 2-0 në kuadër të javës së tretë të La Ligas.

Fraksioni i parë edhe pse solli raste, rrjetet e të dy skuadrave heshtën. 

Abde Ezzalzoul i mysafirëve rrezikoi i pari, para se Los Blancos të kërkojnë portën me Eder Militao, Vinicius Junior dhe Rodrygo në pjesën e parë. 

Edhe në pjesën e dytë të dy skuadrat tentuan të gjenin golin, por për të parë të parin u desh të pritej minuta e 67-të. 

Fede Valverde asistoi bukur te Kylian Mbappe i cili arriti të shënojë për 1-0. 

Pas tetë minutash, Vinicius Junior u rrëzua në zonë, ku pasi rasti u shikua në VAR u vendos për penallti. 

Mbappe mori përsipër të gjuajë nga pika e bardhë, duke shënuar për 2-0. 

Endrick  kishte rast krejt në fund për të ndryshua shifrat, por i vetëm me portierin nuk arriti të shënojë. 

Real Madridi tani ka 8 pikë, ndërsa Barcelona si lidere ka 12 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diplomati i shquar kroat dhe jugosllav Budimir Lonçar ka vdekur…