Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

25 nëntor 2024 | 11:48

Real Madridi me shumë mundësi do të kërkojë transferimin e një mbrojtësi të ri në 2025, duke marrë parasysh lëndimet që kanë pësuar David Alaba dhe Eder Militao në 12 muajt e fundit.

Antonio Rudiger është mbrojtësi i vetëm në dispozicion në ekipin e parë, dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit kanë vendosur se një përforcim është i nevojshëm.

Emra si Castello Lukeba, Aymeric Laporte dhe Jorrel Hato tashmë janë lidhur me klubin gjatë javëve të fundit dhe një tjetër opsion ka dalë në skenë për kampionin e Spanjës dhe Evropës.

Siç ka raportuar CaughtOffside, mbrojtësi holandez Sam Beukema (Bologna) është në radarin e “Los Blancos”.

Rivali i qytetit Atletico Madrid është po ashtu i interesuar për Beukeman, i cili ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Itali që prej se u transferua atje në verën e 2023.

Beukema do të ishte një opsion me kosto të ulët për Real Madridin, ani pse duke marrë parasysh se ai tashmë ka 26 vjet, nuk përshtatet me politikën e transferimeve të tyre.

Shumë klube u raportua se kishin ofruar lojtarët e tyre në drejtim të Real Madridit, por bordi duket se është i vendosur që të mos bëjë ndonjë lëvizje të paktën deri në verë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhsK) në Hagë ka…