Real Madridi pas 9 vitesh fiton Kupën e Mbretit

07 maj 2023 | 01:42

Real Madridi e ka fituar trofeun e Kupës së Mbretit për sezonin 2022/23.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti mposhti sonte Osasunan në finale të kësaj gare.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “La Cartuja” të Sevillas përfundoi me rezultatin 2:1.

Rodrgyo ishte vendimtar në këtë triumf të “Los Blancos”, pasi shënoi të dy golat e fitores, në minutat 2 dhe 70.

Për Osasunan golin e vetëm e shënoi Lucas Torro, në minutën e 58-të.

Për Real Madridin është hera e 20-të në histori të klubit që e fiton trofeun e Kupës së Mbretit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Myrvete Dreshaj - Baliu Lëvizja kombëtare shqiptare ka trashëguar…